Tjetër i arrestuar për fotografim të votës, prangoset 50-vjeçarja
Një tjetër qytetar është arrestuar në Tiranë për fotografim të votës. Policia njofton se e arrestuara është Fatbardha M. 50 vjeç.
Ajo është konstatuar nga Komisionerët e Qendrës së Votimit nr 1688/1, në shkollën ‘Kushtrimi i Lirisë’ duke fotografuar votën.
Më herët gjatë ditës së sotme, në Tiranë u arrestua edhe 20-vjeçari Denis Nuhaj, i cili fotografoi votën në qendrën e votimit në shkollën “Dëshmorët e Lirisë”.
/tvklan.al