PD kallëzon në prokurori Ilir Beqajn: Ndërhyri në tender
Partia Demokratike kallëzoi në prokurori për shpërdorim detyre Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja. Opozita e akuzon për ndërhyrje në tenderin e barnave.
Sipas demokratëve Ministri Beqja ka favorizuar kompaninë e një mikut të tij, “Delta Farma”, duke ndryshuar kriteret e tenderit, duke lejuar futjen e barnave të paçertifikuara në vend.
Ky është kallëzimi i dytë që demokratët bëjnë ndaj Ministrit të Shëndetësisë,Ilir Beqja pas atij për tenderin e Check Up –it.
Tv Klan