Tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë


Tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë

13:07 07/10/2020

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, si rezultat i bashkëpunimit mes ZQK Interpol Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale, DVP Vlorë dhe Zyrës së Oficerëve Ndërlidhës në Ambasadën Italiane (misioni INTERFORZA), u zhvillua operacioni policor i koduar “RICAVO”.

Në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga zyra e Prokurorisë e Arezzo-s dhe si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në Itali 8 persona (shtetas italianë), ndërsa në vendin tonë, u arrestua nga DVP Vlorë, me qellim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi shqiptar Rikardoroha Basho, 26 vjeç.

Operacioni “RICAVO”, i iniciuar nga strukturat e Karabinierëve të San Gionavvi Valdarno dhe Prokuroria në Arezzo, Itali, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas italianë dhe shqiptarë, me aktivitet trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve.

Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kriminal.

Edhe në finalizimin e këtij operacioni Policia e Shtetit tregoi vendosmërinë dhe besueshmërinë për të luftuar e goditur pa kompromis, në bashkëpunim me homologët, krimin e organizuar, dhe garanton qytetarët se është tërësisht e vendosur për të përmbushur misionin e saj në funksion të garantimit të rendit e sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve dhe i fton ata të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixital, çdo paligjshmëri./tvklan.al






Të ngjashme