Tjetër qytet në karantinë
Infektimi i stafit të një spitali detyroi autoritetet për një masë të tillë
Qyteti kinez Qingdao do të testojë të gjithë popullsinë prej nëntë milion banorësh për Covid-19 për një periudhë prej pesë ditësh.
Testimi masiv vjen pasi një numër i madh rastesh u identifikuan në një spital që trajtonte pacientë me koronavirus që mbërrinin nga jashtë.
Në një deklaratë të postuar në faqen kineze Weibo, Komisioni Komunal i Shëndetit në Qingdao shprehet se ishin zbuluar gjashtë raste të reja dhe gjashtë raste asimptomatike. Të gjitha rastet ishin të lidhura me të njëjtin spital. Testimit do t’i nënshtrohen edhe stafi mjekësor.
Edhe në qytetin Jinan, i cili është gjithashtu në të njëjtën krahinë me Qingdao, autoritetet kanë bërë thirrje që të nisë testimi për këdo që ka vizituar qytetin që nga 23 Shtatori.
Sipas asaj që raporton Reuters, autoritetet kanë ngritur disa grupe pune në mënyrë që të gjithë t’i nënshtrohen testimit. Në Maj, Kina testoi të gjithë qytetin e Wuhan, nga ku u përhap gjatë muajt Shkurt.
Në të gjithë Kinën tanimë virusi është vendosur në kontroll lidhur këto edhe me deklaratat e fundit të shkencëtarëve se ardhja e vjeshtës do të shënojë rritje të rasteve. Kjo është në kontrast të plotë me pjesët e tjera të botës, ku ka ende numra të lartë të rasteve, edhe pse janë vendosur kufizime.
Infeksionet ditore me Covid-19 në Kinë kanë rënë në mënyrë drastike nga kulmi në fillim të këtij viti, por vendi mbetet në gatishmëri të lartë në mënyrë që të parandalojë karantinën që çoi edhe në uljen e madhe ekonomike që nuk ishte parë prej dekadash.
Aktualisht, Kina ka 85 578 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe 4 634 viktima, shifra këto të cilat vijojnë që të mbeten të dyshimta.
Klan Plus