Tjetër shpërthim në Vollgograd


Tjetër shpërthim në Vollgograd

10:39 30/12/2013 VollgogradVollgogradi tronditet nga një tjetër sulm kamikaz brenda 24 orëve. Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit në një Trolejbus, duke i marrë jetën 10 personave e plagosur 20 të tjerë. Autoritetet ruse thanë se sulmi ndodhi në momentin kur Trolejbusi ndodhej pranë një tregu. Në momentin e shpërthimit, tregu ishte i mbipopulluar pasi po kryheshin edhe furnizimet e mëngjesit. Shpërthimi shkatërroi krejtësisht pjesën e sipërme të Trolejbusit. Dëmtime pati edhe në ndërtesat pranë vendit ku ndodhi shpërthimi. Paraditen e së djelës një tjetër kamikaze shpërtheu stacionin kryesor të trenit të Vollgogradit, duke shkaktuar 17 viktima. Ende nuk dihet se cilët janë përgjegjësit për këto sulme, por dyshohet për Rebelët Islamikë të rajoneve të kaukazit. Sulmet e fundit po shqetësojnë autoritetet ruse për sigurinë e Lojërave Olimpike dimrore në Soçi.






Të ngjashme