Tjetër sulm kamikaz në Turqi
Një sulm terrorist në Gaziantep të Turqisë shkaktoi 2 viktima e 23 të plagosur.
Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur përpara rajonit të policisë.
Një nga viktimat dhe 19 të plagosur janë agjentë policie.
Mediat vendase raportojnë se sulmi u krye nga një makinë e mbushur me eksploziv.
Një autoveturë tjetër, që dyshohet se do të shpërthente, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Tv Klan