Tjetër vdekje tek sportistët australianë, humb jetën patinatorja olimpike


Tjetër vdekje tek sportistët australianë, humb jetën patinatorja olimpike

10:42 19/07/2020

Një patinatore ruse ka humbur jetën në moshën 20-vjeçare. BBC raporton se Ekaterina Alexandrovskaya vdiq në Moskë, ndërkohë që ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes.  

20-vjeçarja ishte tërhequr prej Shkurtit nga sporti për shkak të një dëmtimi. Historia e saj është një ndër më të veçantat dhe më frymëzueset sa i përket patinazhit.

Edhe pse e lindur në Rusi, ajo garoi për Australinë në Lojërat Olimpike Dimërore në vitin 2018. Në këtë kompeticion ajo garoi me Harley Windsor, i cili tha se, “ishte shkatërruar” nga lajmi i trishtë i ndarjes nga jeta të Alexandrovskaya-s.

Trajneri i saj, Andrei Khekalo, tha se 20-vjeçarja ishte diagnostikuar me epilepsi më herët gjatë këtij viti.

“Ajo nuk kishte frikë. Ishte si peshku në ujë”, tregoi ai për AFP-në.

Vdekja e Alexandrovskaya-s nuk është e para sa i përket sportistëve australianë që morën pjesë në Lojërat Dimërore. Disa ditë më parë humbi jetën Alex Pullin. Ai ishte dy herë kampion bote i snowboard-it. Pullin u mbyt ndërkohë që po peshkonte./tvklan.al






Të ngjashme