TK shtyn shfaqen “Njeriu, Kafsha dhe virtyti” – (14 Tetor 2000)


TK shtyn shfaqen “Njeriu, Kafsha dhe virtyti” – (14 Tetor 2000)

09:58 14/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Tragjikomedia e Pirandelos “Njeriu, Kafsha dhe virtyti”, pritej të vihej dje në skenën e Teatrit Kombëtar, por çuditërisht kjo gjë nuk ka ndodhur. Ishte një keqkuptim nga ana e drejtorisë së Teatrit Kombëtar, shpjegon regjisorja e kësaj tragjikomedie, zonja Drita Agolli. Problemi më kryesor për momentin është problemi i kostumografisë, ku akoma për një pjesë të madhe të aktorëve nuk janë gjetur veshjet e duhura të epokës së atëhershme.

Në veprën e Pirandelos “Njeriu, Kafsha dhe virtyti”, evidentohet më shumë shkatërrimi i individit dhe kontrasti midis realitetit dhe iluzionit në jetë. Personazhet e tragjikomedisë edhe pse janë me arsim të lartë, janë njerëz pa mendime dhe jetojnë mes iluzioneve./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme