TKOB ngre sot perden e skenës
Lule të bardha në hyrje si homazh për viktimat nga Covid-19
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit hap dyert sot pas rikonstruksionit total të tij me një mbrëmje gala, ku do të performojnë zëra të njohur shqiptarë dhe të huaj. Në vigjilje të hapjes, dekori i TKOB flet edhe për një aspekt tjetër. Lule të bardha janë vendosur në hyrjen e institucionit në nderim të viktimave të pandemisë.
Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga përgatitjet për mbrëmjen e madhe. “Vigjilja e hapjes së Teatrit të rilindur Kombëtar të Operës dhe Baletit me homazhin për të gjitha viktimat e Covid19”, u shpreh Kryeministri.
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, pas 60 vitesh ka tashmë një pamje të re për artistët dhe artdashësit. Teatri i Rilindur ngre perden e skenës sot. “Grand Gala” do të hapet me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Placido Domingos dhe Ermonela Jahos.
Klan News