Tkurret LSI edhe në Pukë


Tkurret LSI edhe në Pukë

19:55 23/03/2018

Vazhdon braktisja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në pushtetin lokal. Pas largimeve të njëpasnjëshme të këshilltarëve të kësaj force politike në disa njësi vendore, të premten, edhe këshilltarët e bashkisë së Pukës, Ndue Lala dhe Artan Lazri braktisën partinë e tyre për tu bashkuar me PS-në.

 “Deklarojmë largimin nga grupi i LSI nga politika antishqiptare e Lulzim Bashës”.

Largimet e këshilltarëve të LSI vijnë vetëm një vit përpara mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Lëvizja nga LSI drejt PS ka pasur më herët në Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Shkodër.

Tv Klan






Të ngjashme