TMK dhe KFOR në zonat e përmbytura


TMK dhe KFOR në zonat e përmbytura

19:03 06/01/2010

Mbyllja  një natë më parë e portave të hidrocentralit të Fierzës dhe ulja  me 900 m/kub për sekondë  e shkarkimit të ujërave nga kaskada e Drinit ka mbajtur edhe sot nën kontroll situatën e përmbytjeve  në qarkun e Shkodrës.

Kritike gjendja mbetet në disa komuna, ku pavarësisht rënies së nivelit të ujërave rreziku është evident.

Mbrëmjen e djeshme  Forcat e Ushtrisë kanë bërë evakuimin e disa familjeve nga fshati Mushan drejt Muriqanit. Po ashtu nga ky fshat janë larguar edhe një pjesë e bagetive, që u përkasin banorëve të zonës.

Gjatë paradites trupat e Ministrisë së Mbrojtjes kanë vijuar përforcimin e 50 metrave argjinaturë. Sot kanë mbërritur në Qarkun e Shkodrës edhe nje batalion i Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe KFOR-it, të cilat do t’u vijnë në ndihmë ekipeve të emergjencës dhe banorëve të zonës me mjete të specializuara.

Një rritje të nivelit të ujërave ka pasur edhe në zonën e Ishull-Shëngjinit në Lezhë. Kjo zonë si dhe komuna e Dajçit në Shkodër inspektohen sot nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, i cili ka kërkuar gatishmërinë e të gjitha strukturave për të menaxhuar situatën e krijuar.

Tv Klan






Të ngjashme