TOB baleti “Zhizel”. – (4 Dhjetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Pas një pauze një vjeçare sot ringjitet në skenë premiera “Zhizel” një koreografi botërore me kompozitor Adolf Adam. 40 balerinë do të luajnë Zhizelin me të cilin janë paraqitur edhe në Itali. 10 vajza të shkollës koreografike dhe pjesa tjetër është trupa e baletit. I konceptuar me dy akte Zhizel, akti i parë është një akt realist me një dashuri tokësore, ndërsa i dyti përbëhet nga një dashuri lëgjendë.
Një kërcim filozofik është ajo që luhet në aktin e dytë. Ambeta Toromani, Enada Hoxha, Eno Birko dhe mjaft balerinë të tjerë nën drejtimin e Agron Alisë paraqiten sot në Teatrin e Operas dhe Baletit nën kujdesin e Drejtoreshës Zana Çela, duke treguar se problemet e kohëve të fundit në këtë institucion po shkojnë drejt normalitetit./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti