TOB dhe filmi Tango (12 Dhjetor 1999)
Teatri i Operas dhe Baletit dhe Asambli Popullor shfaqi sot në mbrëmje koncertin “Mbrëmja e yjeve” me emrat më të njohur të kompozitorëve me famë botërore të literaturës operistike. I konceptuar si një program me pjesë të zgjedhura nga operat dhe baletet e 11 kompozitorëve të njohur të vëna në skenën tonë dhe më parë, ky koncert është evenimenti më i madh i vitit për TOB-in.
Protagonistë ishin emra të njohur të skenës, solistë lirikë dhe të baletit. 17 vepra të gjinisë opera dhe balet u interpretuan nga artistë të njohur lirikë. Edit Mihali, Marjana Leka, Avni Shehu , Shpresa Beka dhe balerinë të njohur si Eni Birko, Ambeta Toromani .
Edhe në sallën Dea të Pallatit të Kulturës u përurua filmi më i ri dokumentar “Tango” me skenar të Roland Gjozës dhe regji të Juli Napoloni. Tango është dashuria më e zjarrtë, më e hershme, prandaj për të thyer të qënit metalizato në jetë, e titullova kështu, tha për TV Klan, regjisori Juli Napoloni./tvklan.al