TOB do të vërë në skenë shfaqjen “Simfonia e 9 e Bethovenit” – (30 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ditën e mërkurë në datën 31 Janar 2001, në Teatrin e Operës dhe Baletit, do të vihet në skenë shfaqja “Simfonia e 9 e Bethovenit”. Ky projekt ka nisur një vit më parë kur organizatorët paraqitën kërkesën e tyre pranë Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe gjetën mbështetjen e ish-ministrit Edi Rama.
Ky projekt ambicioz i përmasave të mëdha, tashmë u arrit të realizohet. Në konferencën për shtyp dhënë sot, organizatorët e këtij projekti shpjeguan para gazetarëve se si u mundësua realizimi i tij. Kjo shfaqje është realizuar në bashkëpunim me TOB, fondacionin Dhora Leka, Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht dhe ambasadës gjermane.
Në këtë shfaqe do të ngjitet në skenë një trup gjigande e përbërë nga 150 orkestrantë dhe 200 korist. Këtu do të jenë pjesëmarrëse, tre nga orkestrat më të mëdha shqiptare. Ndërsa me ndërmjetësimin e ambasadës gjermane nëpërmjet atasheut kulturor, zotit Martin Frigh është bërë e mundur ardhja e një kuarteti të famshëm gjerman./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti