TOB greva, Ngjela, Rakipi, Lubonja, Bushati (speciale) – (26 Janar 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Spartak Ngjela:- Ka disa kohë që ligji për teatrin ka dalë në qarkullim si ligj. Natyrisht ende nuk është miratuar nga parlamenti por unë personalisht kam pasur mendime pozitive për të. Edhe në komisionin e ligjeve e kam mbrojtur kur ka ardhur, sepse më duket se është brenda sensit të ecurisë së reformave. Komercializon teatrin, nxjerr shumë aktorë jashtë sferave të pagesës së shtetit etj. Përsa i përketë kësaj që ka ndodhur në TOB, medalja ka dy krahë. Si pasojë e mospëlqimit të ligjit nuk është lejuar të bëhet një shfaqe. Respekti ndaj spektatorit që ka blerë biletën është sublim, i pa kontestueshëm. Nga ana tjetër unë e shoh se kjo është një goditje për kryeministrin. Nëse do e shohim në sensin politik, një grup brenda PS po godet kryeministrin. Natyrisht rrugdaljen duhet ta gjej kryeministri, në sensin politikë. Unë them se kompromiset mund të jenë një zgjidhje.
Ylli Rakipi:- Greva po arrin kufirin maksimal dhe unë jamë tepër i çuditur se si qeveria ende nuk është duke u marrë seriozisht me këtë problem. Të forcosh institucionet e shtetit do të thotë të ndihmosh artistët dhe jo një drejtoreshë. Mendoj se qeveria është duke krijuar një problem të madh me këta artistë të futur në grëvë. Qeveria shqiptare duhet të ndërhyjë një orë e më parë.
Fatos Lubonja:- Kjo grevë më ka rikujtuar burgun. Kur shikoj këto pseudo greva kur njerzit hanë e pinë, më vjen turp. Mendoj që duhet të mbaroj perfundimisht kjo epoka e grvave. Kjo grevë nga pikpamja emotive më duket shumë e shëmtuar. Unë mendoj që patjetër duhet bërë një reformë për institucionet e shtetit. Është momenti ku pozita e opozita të jenë të gjithë bashkë, për të luftuar disa gjëra që janë esenciale. Mendoj që zgjidhja duhet të jetë sa me e ndershme dhe në respekt të ligjit, pa manipulime dhe në funksion të një vizioni për kulturën shqiptare.
Andi Bushati:- Për mua konflikti në TOB, është një konflikt që i ka kaluar caqet artistike. Për mendimin tim ai është shndërruar në një konflikt brenda mazhorancës qeverisëse. Nga mënyra se si do të zgjidhet ky konflikt, këto mosmarrveshje do të varet në të ardhmen edhe vullneti i kësaj mazhorance. A është kjo për reforma që do ti shërbej të nesërmes të këtij vendi apo do të bier pre dhe do të mbetet peng i masave populiste, që mbajnë të stopuara reformat në këtë vend. Unë them se deklarata e kryeministrit Meta duhet përshëndetur për faktin se është hera e parë që një lider i kësaj mazhorance merr përsipër të jetë pro reformave të plota./tvklan.al