TOB, Opera Karmen – (24 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Dashuria e dy të rinjëve Toledo e Hoze për të bukurën Carmen është në qendër të subjektit të prospermerimesë në operan Carmen. Është kjo opera që rikthehet ë plotë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit nën regjinë e Nikolin Gurakuqit pas 40 vjetësh.
Regjizori Nikolin Gurakuqi:- “Carmeni duke qenë opera më popullore në botë ajo është luajtur dhe është vënë në skenë me dhjetra mijra herë dhe çdo regjizor që e vë në skenë ka firmën e tij. Kjo oper e plotë është vënë në 1962 me regji të Mihallaq Luarasit, pastaj janë luajtur akte të veçanta, si akti i dytë i vënë nga Dhimitër Pecani dhe kjo tani është vënë e plotë nga Nikolin Gurakuqi e plotë pas 40 vjetësh”.
Këngëtar të njohur të muzikës lirike shqiptare interpretojnë rolet e kësaj opere si Manjola Nallbani, Gjergj Suljoti, Edit Mihali, Adriana Leka etj. Skenografia e Genc Shkodranit, orkhestra nën drejtimin e Bujar Llapaj dhe kori me Suzana Turkun në krye, mbajnë përsipër përgjegjësi që i pranon edhe drejtuesja e institucionit Zana Çela.
Zana Çela, Drejtore e TOB:- “Është një fat i madh të fillosh një detyrë me një premierë. Por dua të nënvizoj qartë këtu që në këtë premier unë jam në rolin e spektatores të apasionuar dhe sigurisht në rolin e drejtores administrative që rrinë pronto në mënyrë që çdo problem që mund të dali”./tvklan.al