TOB opera Norma, artistët braktisin skenën – (19 Janar 2000)


TOB opera Norma, artistët braktisin skenën – (19 Janar 2000)

18:35 19/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Artistët braktisin skenën, ky është fakt i pa mohushëm. Asnjë nuk mund ta fyej skenën dhe publikun. Ky vendim i drejtorisë së TOB, ka bërë që tetë persona të largohen nga vendi i punës. Për këtë arsye sot jashtë dyerve të TOB ka qarkulluar lajmi se aty bëhet grevë dhe askush nuk punonë. Po  në të vërtetë provat vazhdojnë në ambjentet brenda TOB. Shumë nga artistët janë të indinjuar nga ngjarja. Solistja Marjana Leka thotë se është e indinjuar për ato që kanë ndodhur në këtë institucion.   

Soprano Marjana Leka:- Për mua është një veprim që nuk duhet të kishte ndodhur, sepse unë si protagonistja kryesore e operas Norma kam bërë një punë kolosale, jam ndjerë e ofenduar. Nje grup artistash mblidhen vendosin vetë duke mos respektuar artistët e tjerë. Kjo opera përbëhet nga 250 vetë. Është sektori i baletit është sektori i solistëve, është Ansambli Popullor dhe gjithë administrata.

Ndërkohë ministri Edi Rama i pyetur për ngjarjet e fundit të TOB, shprehet se nuk është në djeni të ngjarjeve./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme