TOB pret operen “Norma” (18 Dhjetor 1999)
Si çdo fundviti dhe ky vit i ka gjetur artistët shqiptarë me punë duke u munduar të mbyllin planet e tyre dhe pas aktiviteteve dhe projekteve të shumta që janë për tu realizuar, Teatri i Operas dhe Baletit po punon për shfaqjen e tij të fundit për këtë vit e cila kurorëzohet me datën 26.
Është opera “Norma” e cila vendoset për herë të parë në Shqipëri me ndihmën e Institutit Italian të Kulturës. Vetëm një javë na ndan nga premiera dhe artistët vijojnë të punojnë për detajet e fundit.
Duke pasur në thelb përmasat e një kryevepre vetëm me një lodhje të madhe duke punuar si nga ana artistike ashtu dhe për realizimin teknik, do të kemi sukses, janë shprehur këngëtarët e operas./tvklan.al