TOB zgjidhet këshilli artistik – (21 Janar 2000)


TOB zgjidhet këshilli artistik – (21 Janar 2000)

14:33 21/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Sot janë bërë zgjedhjet në këshillin artistiko – administrativ në TOB. Sopranoja Edith Mihali zgjidhet udheheqesja artistike.  

Edith Mihali:- “Falenderoje artistët për besimin që patën në zgjedhjen time si drejtor artistik. Unë mora kurajon ta pranoj këtë, se deshirojë të bëj diçka për teatrin, më vjen keq për këtë moment të vështirë në të cilin ndodhet. Duke patur besim në këshillin administrativo-artistikë, mendoj se do të rregullojmë problemet e artistëve”.

Gazetarja:- Ju keni kontaktuar sot me orkestrën?

Edith Mihali:- “Kur ka mbaruar mbledhja nuk kishte njeri në orkestër. Dikush më tha se ata janë në grevë. Ditën që ata do të vinë në punë, unë do marrë kontakt, do të ulem me ta, do të marrë me detaje ku janë pikat e tyre që atyre ju shkakton mos ardhjen në punë dhe këtë do ja transmetoj këshillit administrativ”.

Duke i uruar këshillit artistiko-administrativ punë të mbarë, ne shpresojmë që situata në TOB të normalizohet./tvklan.al






Të ngjashme