Foto/ Toka mirëpret me shpresë 2017 – ën

Londër

Foto/ Toka mirëpret me shpresë 2017 – ën

14:35 01/01/2017

Lamtumirë 2016...  më shumë së dëshira për të festuar, mesazhet që mbushën mesnatën e 31 Dhjetorit dëshmonin për nevojën për shpresë, teksa miliona njerëz mirëpriten me padurim Vitin e Ri.

[caption id="attachment_246072" align="aligncenter" width="624"]New York New York[/caption]

Nga Sydney në Moskë, Paris në Nju Jork, turma të tëra i kanë thënë lamtumirë 2016, një vit i trazuar në politikën globale.

[caption id="attachment_246074" align="aligncenter" width="624"]rusi Moskë[/caption]

Britania, e cila votoi për të lënë Bashkimin Europian vitin e kaluar, ka pritur 2017 nën mesazhin "Londra është e hapur”.

[caption id="attachment_246073" align="aligncenter" width="624"]paris Paris[/caption]

Më shumë se 500,000 njerëz janë mbledhur në Paris, ndërsa mireseardhja e vitit të ri u shfaq në dhjetëra gjuhë.

[caption id="attachment_246067" align="aligncenter" width="624"]berlin Berlin[/caption]

Një seri koncertesh u mbajtën në Berlinin e trazuar në këtë fundvit.

[caption id="attachment_246070" align="aligncenter" width="624"]kore Seul[/caption]

Por viti 2017 trokiti së pari në Ishujt e Paqësorit, Samoa, Tonga dhe Kiribati, për të vizituar më pas Australinë, ku spektakli i fishekzjarreve u shoqërua me portretizimin e Princi dhe David Bowie, dy superyjet që u larguan nga jeta në vitin 2016.

[caption id="attachment_246068" align="aligncenter" width="624"]dubai Dubai[/caption]

Ndërsa në anën tjetër të globit, në Dubai, më shumë se 2.5 milionë njerëz nga e gjithë bota u mblodhën në një event gala në qendër të qytetit.

Tv Klan





Të ngjashme