Tokat e Lushnjës ende nën ujë


Tokat e Lushnjës ende nën ujë

15:15 09/12/2017

Çdo mëngjes fermeri Erjon Beqiri sheh tokën që i është përmbytur. Tani është vone, nuk shpëton dot gjë.

Ujerat e Semanit në Imsht të Lushnjes i  shkatërruan të mbjellat. Gruri është kalbëzuar dhe  tokat janë të baltosura.

Qëndrimi i ujit për një jave në tokat e tyre i ka nxjerre jashtë përdorimit deri në muajin prill-maj këto sipërfaqe.

Familjen prej katër anëtarësh të Erjonit përmbytja e fundit e ka dëmtuar ekonomikisht. Kërkesa e vetme është ndihme  për shpenzimet e mbjelljes.

Asnjë ekskavator nuk i është vënë në dispozicion, duket se të gjithë e kanë braktisur. Fermerët  e kësaj zone patën të njëjtin fat.

Këto toka buzë lumit rrezikojnë të kthehen në moçal. Më në thellësi,  uji arrin deri në 40 cm. Ujerat e lumit Seman kanë sjellë me vete barishte e gurë, duke i hedhur në këto sipërfaqe të cilat kanë shërbyer si toka buke përgjatë 15 viteve të fundit. Mungesa e dezinfektimit rrezikon daljen jashtë përdorimit të 120 ha tokë.

Tv Klan






Të ngjashme