Tom Doshi në gjyq për deklarim të rremë të pasurisë


Tom Doshi në gjyq për deklarim të rremë të pasurisë

15:38 07/06/2017 https://youtu.be/MiW4f5ndvEM

Deputetit të Shkodrës Tom Doshi, iu komunikua akuza e deklarimit të rremë të pasurisë pas dy vitesh hetim nga Prokuroria e Përgjithshme. Kallëzimin e bëri ILDKPKI për mungesën e justifikimit të 23 milion eurove. Doshi e cilësoi si tendencioz komunikimin e akuzës në këtë kohë pasi kërkojnë ta dëmtojnë në zgjedhje.

I pyetur nëse do t’i bënin një ofertë paszgjedhore, Doshi tha se mbështet vetëm kryeministrin Rama.

Deputeti u kallëzua nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë edhe për pastrim parash. Por kjo akuzë nuk u faktua nga hetimi dhe Prokuroria vendosi ta dërgojë në gjyq vetëm për deklarim të rremë të pasurisë./ TV KLAN 






Të ngjashme