Tom Hanks: Kam diabet sepse jam idiot
Tom Hanks deklaron se ai është përgjegjësi kryesor për diagnostikimin me diabet, sepse dikur ishte “idiot” me dietën dhe peshën trupore.
Siç dihet, ekzistojnë dy lloje diabeti, Tip 1 dhe Tip 2. Ky i fundit është më i zakonshëm kryesisht tek njerëzit në moshë dhe lidhet me obezitetin. Nëse nuk trajtohet, diabeti Tip 1 mund të shkaktojë humbje të shikimit, sëmundje të veshkave e deri në degjenerim të gjymtyrëve të poshtme. Rrit gjithashtu rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.
Simptomat përfshijnë të urinuarit shpesh, etje e vazhdueshme dhe të ndjerit gjatë gjithë kohës të lodhur.
Hanks u diagnostikua me diabet tip 2 në 2013 – ën. Në atë kohë ai tha se lëvizjet në peshë, për shkak të roleve në filmat Castaway dhe Philadelphia mund të ishin shkak i diagnostikimit me diabet.
“Jam pjesë e gjeneratës përtace amerikane dhe sot e gjejmë veten të prekur nga kjo sëmundje”
, u shpreh aktori hollivudian, në një intervistë të dhënë së fundmi për
Radio Times
.
“
Isha mbipeshë. Më keni parë në ato filma, e dini mirë si dukesha. Isha totalisht idiot”
, shtoi ai më tej. /tvklan.al