Tomas Pickering në Tiranë, konferenca – (31 Janar 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Mbështes qeverinë shqiptare, por gjykoj që duhen dyfishuar edhe përpjekjet kryesisht në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Kështu ka deklaruar në konferencën për shtyp në përfundim të vizitës së tij në Shqipëri, nënsekretari amerikan i shtetit Tomas Pickering. Megjithatë tha ai ne kemi përshëndetur inisiativat e shqipërisë për të punuar në këtë drejtim, për më tepër që lufta kundër korrupsionit, nuk është një ide amerikane por një ide shqiptare. Sipas tij SHBA do të gjykoj në bazë të fakteve. Deri tani kemi parë përparime por duhet bërë edhe më shumë ka deklaruar ai.
Qeveria amerikane nënvizoi Pickering, beson në qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike edhe vizita ime konsistoi në mbështetje të SHBA ndaj shqipërisë, shqiptarëve dhe qeverisë së zgjedhur prej tyre.
Pickering duke u ndalur tek takimet e sotme me partitë shqiptare veçanësrisht ato opozitare, tha se duhet të ekzistoj një consensus për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ndërsa duke u ndalur te zgjedhjet lokale Pickering, u shpreh se këto zgjedhje duhet të konsiderohen nga komuniteti ndërkombëtar të lira dhe të ndërshme. Sipas tij për të arritur këtë duhet që të gjithë faktorët të respektojnë Kushtetutën, të mbështesin zgjedhjet e lira dhe të ndërshme dhe sigurisht të marrin pjesë në to.
Nënsekretari Amrikan i Shtetit është në fillim të turit të tij Ballkanik, për të parë nga afër përpjekjët e bëra për implementimin e paktit të stabilitetit. Përsa I përket Shqipërisë, ai tha se ajo ka demostruar përkushtimin e vetë, jo vetëm në fushën ekonomike por edhe atë të sigurisë dhe stabilitetit. Jemi të kënaqur përqafimeve që i ka bërë shqipëria parimeve bazë të paktit deklaroi Pickering. Përsa i përket zhvillimeve në Kosovë ai u shpreh se SHBA mbështet zhvillimet dhe proceset demokratike atje dhe jo ndonjë faktor të veçantë. Ndërsa i pyetur për zhvillimet në Malin e Zi, Pickering tha se duhet shmangur lufta atje, por për çdo ndërhyrje të Millosheviçit SHBA është e gatshme të tregoj vendosmëri të plotë./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego