Tone të ashpra në parlamentin grek
Është shoqëruar me debate dita e parë e seancës së mocionit të votëbesimit për qeverinë greke. Kryeministri Aleksis Cipras mbrojti para deputetëve arritjet e kabinetit gjatë këtij mandati, ku krahas nxjerrjes së vendit nga kriza e thellë ekonomike renditi edhe marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë.
Aleksis Tsipras, kryeministër i Greqisë: Që prej fillimit, sëbashku me ish-ministrin e jashtëm Nikos Kocias u angazhuam me mish e me shpirt për të zgjidhur çështjen e emrit të Maqedonisë. E ndërmorëm këtë hap në të mirë të pozicionit tonë historik, interesit kombëtar dhe të ardhmes së vendit dhe rajonit.
Ndërsa lideri i opozitës Qirjakos Micotaqis tha se largimi i grekeve te pavarur është sa për t’i hedhur sy publikut.
Kyriakos Mitsotakis, kryetar i Demokracisë se Re:
Çfarë largimi nga qeveria ishte ky kur 4 nga 7 deputetët e tij e mbështesin qeverinë? Ata nuk u ndanë nga qeveria por u bashkuan. Bashkëpunimi vazhdon për të kaluar në minutën e fundit amendamentet skandaloze. Po përjetojmë veprimet e fundit të një qeverie në rënie.
Për këtë marrëveshje reagoi edhe Moska duke e quajtur atë si të imponuar nga jashtë. Ministria e jashtme ruse tha se Shkupi dhe Athina nuk morën parasysh vullnetin e popullit. Athina zyrtare reagoi duke thënë se funksionimin e institucioneve demokratike le terren për komente nga palë të treta.
Tv Klan