Toni Bler në Tiranë (18 Maj 1999)
Kauza jonë është një kauzë e drejtë dhe ne nuk ndalemi derisa të arrijmë suksesin, kthimin e shqiptarëve të Kosovës në shtëpitë e tyre. Me këto fjalë Kryeministri Bler u është drejtuar mijëra qytetarëve të Tiranës në mitingun spontan para Kryeministrisë. Kjo është një betejë për vlerat e qytetërimit tha Bler. Millosheviçi i përket të shkuarës ne i përkasim së ardhmes tha Bler në përfundim të fjalës. Bashkë me Kryeministrin Majko, Bler është përshëndetur nga afër me banorët e Tiranës dhe të ardhurit nga Kosova.
Para gazetarëve Majko tha se Qeveria dhe populli shqiptar po paguan koston më të lartë të këtij konflikti. Megjithatë jemi të vendosur të qëndrojmë së bashku me NATO-n në plotësimin e pesë kërkesave ndaj Millosheviçit. Bler tha se kushtet ndaj Millosheviçit duhen plotësuar ai duhet të tërheqë të gjithë trupat ushtarake nga Kosova, të pranoje aty trupa ndërkombëtarë dhe të kthehen të gjithë të dëbuarit.
Pas takimit me Majkon, Bler është pritur nga Presidenti Mejdani. Bler ka mirëpritur propozimin e Mejdanit për nevojën e një plani marshall. Presidenti i deklaroi Bler se Millosheviçi është kriminel lufte dhe nuk mund të jetë palë në bisedime. Në orën 15.45 në Stadiumin “Qemal Stafa” Bler është përcjellë nga Majko, me mesazhin e fillimit të një epoke të re të marrëdhënieve Shqipëri-Britani e Madhe./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame