Toni Gogu emërohet prefekt i Tiranës


Toni Gogu emërohet prefekt i Tiranës

19:23 11/11/2020

Këshilli i Ministrave ka vendosur të emërojë Toni Gogun si prefekt të Qarkut të Tiranës.

Në mbledhjen e qeverisë ditën e sotme u vendos lirimi nga detyra e Suzana Jahollarit.

Vendimi i plotë:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË TIRANËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Suzana Jahollari, prefekt i Qarkut të Tiranës, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Toni Gogu emërohet prefekt i Qarkut të Tiranës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/tvklan.al






Të ngjashme