Top “spiun” brenda Shtëpisë së Bardhë
Momenti kur Vladimir Putin i dhuroi topin e botërorit Donald Trump-it bëri xhiron e mediave botërore. Të shumtë ishin ata që e panë si një kalim stafete për organizimin e kampionatit të futbollit, por edhe ata që interpretuan si një ftesë për bashkëpunimin SHBA-Rusi për situatën në Siri.
Por topi zyrtar i botërorit ka shqetësuar jo pak shërbimet sekrete amerikane, sipas asaj që raporton Bloomberg. Dyshohet se brenda tij ka një mikroçip spiun të vendosur nga rusët. Detaji kryesore që nxorën në pah mediat amerikane ishte vula NFC, e stampuar në top,
Near-Field Communication
që do të thotë se topi mund të kontrollohet nga një pajisje teknologjike si laptop apo smartphone.
Ndonëse nuk ka të dhëna të qarta, në Shtetet e bashkuara të Amerikës kanë shpërthyer polemikat për sa i përket sigurisë. Për topin e futbollit ashtu si për të gjitha dhuratat e shkëmbyera mes liderëve është ndjekur një protokoll kontrollesh, por nga Shtëpia e Bardhë nuk ka pasur asnjë konfirmim nëse topi do të qëndrojë në ambientet e presidencës amerikane.
Vetë topi i prodhuar me teknologjinë më të fundit, ka një mikroçip që është vendosur për të shmangur rastet e dyshimta në lojë, për të treguar nëse e kaloi apo jo vijën e portës.
Tv Klan