Topalli: Fushata jonë do të jetë pozitive, pa akuza e sharje – (20 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ndonëse fushata elektorale nuk ka filluar ende zyrtarisht, kandidatët e PD, kanë ngritur zyrat në zonat përkatëse. Sipas nënkryetares së PD Jozefina Topalli, në fushatën e kandidatëve, do të ketë element të ndryshëm individualë. Por një gjë është e sigurt tha ajo, në fushatën tonë nuk do të ketë akuza e sharje ndaj kundërshtarëve.
Jozefina Topalli:- “Zyrtarisht fushata nuk ka filluar, por parapërgatitjet kanë filluar në zona të veçanta nga deputet në rrethe të ndryshme. Kemi një vizion tonin, që kjo fushatë të jetë një fushatë pozitive, të mos ketë në linjë të saj akuzat e sharjet. Fushata do të jetë më tepër për të paraqitur alternativën dhe vizionin tonë”.
Ndërkohë PD në Korçë ka prezantuar kandidatët për deputetë duke çelur kështu edhe fushatën elektorale. Në këtë rreth do të konkurrojnë Bardhyl Londo, Thoma Nini, Uran Butka, Alfred Olli dhe Rexhep Bregu. Sekretari i përgjithshëm i PD Ridvan Bode tha në takim, se Bashkimi në Fitore beson realisht në fitore, pasi ka mbledhur rreth vetes vlerat më të pastra morale në përpjekje për të qeverisur ndryshe./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego