Topalli: Rama, ndjekës i fatkeqësive natyrore
Kryeparlamentarja Topalli ka deklaruar nga qyteti i Shkodrës se ndonëse shirat kanë vijuar përgjatë natës dhe ka një fryrje të liqenit të Shkodrës, sikundër rritje të prurjeve nga lumenjtë, situata në zonat e përmbytura është nën kontroll dhe e menaxhueshme.
Nga harku i Berdicës, zonë e cila tashmë është e kalueshme për të gjitha mjetet, numri një i legjislativit ripërsëriti thirrjen e saj drejtuar banorëve të zonave të prekura që të evakuohen dhe të bashkëpunojnë me forcat e rendit dhe ato të ushtrisë.
Gjatë vizitës në Harkun e Bërdicës, zonja Topalli komentoi dhe vizitën e kryesocialistit Edi Rama në qytetin e Shkodrës.
Deri më tani nga zonat e prekura në Qarkun e Shkodrës janë evakuuar më shume se 4100 persona. Sipas kryeparlamentares Topalli, krahas punës që po bën Komiteti Ndërministror, Forcat e Ushtrisë dhe ato të rendit, një ndihmë dhe menaxhim tejet serioz ka mbërritur dhe nga drejtuesit e pushtetit lokal të Shkodrës, si dhe nga përfaqësuesit e komunave të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit.
Tv Klan