Topi i Artë kthehet në origjinë


Topi i Artë kthehet në origjinë

13:53 16/09/2016

Topi i Artë nuk do të dorëzohet më nga “France Football” dhe FIFA. Bashkëpunimi mes tyre i nisur në 2010, përfundoi. Lajmi u bë i ditur nga revista e njohur franceze, themeluese e këtij trofeut në vitin 1956.

“France Football” shkruan se nuk është vendosur ende mënyra për dhënien e çmimit të ardhshëm, por do të bëhet e ditur të martën e ardhshme.

FIFA nga ana tjetër pritet të japë titullin “Lojtari më i mirë i vitit”, si më parë. Para bashkëpunimit mes “France Football” dhe FIFA-s votimi bëhej vetëm nga gazetarët, ndërsa prej 2010 pjesë e saj u bënë edhe trajnerët dhe kapitenët e përfaqësueseve.

Prej atij momenti fitues janë shpallur vetëm Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Trofeu i lakmuar “Topi i Artë” “France Football” do të kthehet kështu në origjinë./ TV KLAN






Të ngjashme