Torassa: Të kalojmë pengesën e Flamurtarit


Torassa: Të kalojmë pengesën e Flamurtarit

13:46 10/03/2017

Partizani është në garë për titullin kampion, por nuk duhet të humbasë hapin me rivalët. Agustin Torassa shpreson në një fitore me Flamurtarin të shtunën, që ekipi ruajë ritmin për objektivin final.

Agustin Torassa (Futbollist i Partzanit)

Nëse ne bëjmë punën tonë mund ta fitojmë, por rivali kërkon pikë dhe kjo e bën e vështirë.

Mesfushori argjentinas ka një arsye më shumë për të fituar.

Agustin Torassa

Uroj ta zgjidh unë me një gol që t’ia kushtoj vajzës time.

Torassa e shikon Skënderbeun si një rival më cilësor, por edhe Kukësin nuk e nënvlerëson.

Torassa:

Mendoj se Skënderbeu ka më shumë kualitete, por Kukësi është më i fortë në shtëpi.

Futbollisti i të kuqve uron që të jenë para Skënderbeut kur të luhet përballja direkte.

Agustin Torassa

:Jemi më komod, por duhet të marrim maksimumin deri në ndeshjen me Skënderbeun për të qenë në krye të renditjes. Titulli kampion është edhe objektivi im personal qëkur erdha në Shqipëri.

Partizani do të luajë pa tifozë për shkak të dënimit nga Komisioni i Disiplinës, një minus për skuadrën. Përballë do të jetë Flamurtari i Shpëtim Duros, një ish-trajner i kryeqytetasve, që e njeh mirë ambientin e Partizanit.

Tv Klan






Të ngjashme