Tornado shkatërrimtare në SHBA, 3 viktima dhe disa të lënduar
Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar, pasi një tornado e fuqishme goditi disa shtete jug-lindore në SHBA.
Dy viktima u shënuan në Alabama dhe një në Luiziana, sipas autoriteteve lokale. Moti ekstrem shkatërroi banesa e objekte, rrëzoi disa pemë duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Një shkollë në Luiziana u shkatërrua vetëm disa minuta pasi nxënësit u evakuuan, sipas raportimeve të mediave lokale.
Shkolla në qytetin e Aleksandrisë, në jug të New Orleans, u shkatërrua vetëm 10 minuta pasi 18 studentë u strehuan në një kishë aty pranë, pasi morën alarmi, raporton CBS. /tvklan.al