Tortura e 13 fëmijëve, mësonin Biblën përmendësh


Tortura e 13 fëmijëve, mësonin Biblën përmendësh

13:32 17/01/2018

Zbulohen detaje të reja për 13 fëmijët e trajtuar në kushte çnjerëzore nga prindërit e tyre në Kaliforni. Vajza 17-vjeçare e familjes u arratis, duke dalë nga dritarja.  Më pas ajo njoftoi përmes një celulari në  numrin e emergjencave. Policët thanë se në momentin kur kishin hyrë në shtëpi, nëna e tyre Louise Turpin ishte e hutuar. Kushtet në të cilat mbaheshin fëmijët ishin skandaloze. Një rast për të cilin, shefi i policisë lokale nuk gjen fjalë tjetër, veçse “torturë”. 

“ Nuk mund të hyj në detaje por mund të imagjinohet, të jesh 17 vjeç dhe të lidhesh me zinxhirë pas krevatit, të ushqehesh keq, apo të kesh shenja dhune në trup… unë këtë e quaj torturë”.

Hetuesit ende nuk kanë arritur t’u zbulojnë arsyet e qartë për veprimin e dy prindërve. Mediat amerikane hodhën dyshime se çifti Turpin ishin tepër fetarë. Ata i detyronin fëmijët të mësonin përmendësh Biblën. Faktin që kishin shumë fëmijë e konsideronin “urdhër” nga Zoti. Por dyshime hidhen edhe se ata mund të kenë abuzuar seksualisht me fëmijët pasi ata mbaheshin prej kohesh në kushte të tilla. Autoritetet thanë se fëmijët tashmë po vuajnë pasojat e stresit post-traumatik. Ata po trajtohen në spital dhe do të duhen muaj të marrin veten nga pasojat e kequshqyerjes.

Tv Klan






Të ngjashme