Tost me krem djathi (Video)
Përbërësit:
300 gr bukë e grirë
100 gr miell
30 gr krem djathi
6 feta bukë
10 fileto achughe
Vezë
Borzilok
Salcë domate
Spec djegës
Përgatitja:
Fillimisht bukën e lagim me pak ujë që të zbutet. Më pas marrim vetëm pjesën e tulit duke e prere me forma rrethore. Në një tas hedhim kremin e djathit, djathin e grirë, pak nga lëngu i achugheve, achughe, pak borzilok, rigon, vaj ulliri, kripë, spec djegës dhe i përziejmë. Pasi përgatisim masën, vendosim pak mbi fetat e bukës që kemi prerë në formë rrethore dhe mbi to vendosim feta të tjera buke. I shtypim pak, i kalojmë në miell, vezë, galetë dhe i skuqim. Më pas i vendosim në një tavë dhe i fusim për 5 minuta në furrë. Në një tjetër tigan shtojmë pak vaj ulliri, hudhër, borzilok, qepë dhe i skuqim. Më pas shtojmë salcën dhe koret e bukës dhe i lëmë të ziejnë. Pasi zihet e fusim në mikser në mënyrë që të bëjmë një salcë të njëtrajtshme. Dekorojmë pjatën me disa gjethe borzilok, mbi të vendosim tostët dhe në një gotë salcën.
/tvklan.al