12:34 21/12/2013Kishit dëgjuar më parë që një tost mund të bëhet edhe me karkaleca? Kjo menu do t'ju vijë në ndihmë shpejt dhe fare lehtë.
Përbërësit (për 4 persona):
- 3 cm rrënjë xhinxërfilli
- 1 qepë e freskët mesatare
- 200 g karkaleca
- Kripë
- 1/2 filxhan miell misri
- 1 lugë çaji uthull orizi
- 4 feta buke
- Fara susami ose lulëkuqe të bardhë
- Vaj për tiganisje
Përgatitja:
Përgatisni bukën duke hequr pjesën anësore dhe duke prere pjesën e brendshme në dy trekëndësha të vegjël. Në një enë hidhni qepët e prera hollë, xhinxerfllin, karkalecat, miellin e misrit, uthullën e orizit dhe përzjeini me njëra tjetrën. Pasi të keni përftuar masë homogjene kremoze përhapeni atë në fetat e bukës në mënyrë të barabartë. Hidhini përsipër farat e susamit apo lulëkuqen e bardhë, bashkojini fetat trekëndore me njëra tjetrën dhe më pas skuqini në vaj të nxehtë për disa çaste, derisa trekëndshat të kenë marrë ngjyrë të kafe.