Toyota tërheq nga tregu makinat për shkak të një defekti në airbag
Gjigandi japonez i prodhimit të automjeteve, Toyota, do të tërheqë nga tregu rreth 200 mijë makina në Kinë.
Ky vendim i kompanisë erdhi pasi këto automjete rezultuan me probleme në airbag.
Në një njoftim nga administrata kineze, është theksuar se vetëm modelet
New Highlander, Levin, Levin hybrid dhe Corolla hybrid
të prodhuar mes muajve maj 2015 dhe shkurt 2016, janë me defekt në airbag.
Duke filluar nga data 10 shkurt, kompania do të tërheqë automjetet “difektoze” nga tregu, dhe do t’i ndërrojë pjesët problematike pa asnjë lloj pagese.
Defekti në airbag është mjaft i rrezikshëm përsa i përket sigurisë së shoferit, ndaj dhe masa për tërheqjen e këtyre automjeteve u mor menjëherë pasi ky lajm rezultoi të ishte i vërtetë.
Klan Plus