Tradhtia bashkëshortore (2010)
Autori: Blendi Fevziu
22:09 12/10/2010Në Shqipëri tradhtia është një temë për të cilën flitet ende pak ose aspak. Është një nga ato tema për të cilën kryesisht në provincat e Shqipërisë shumë gra mund të kenë humbur jetën, pasi për bashkëshortët ka qenë kjo zgjedhja e më pas kanë përfunduar pas hekurave.
Mund të ekzistojnë forma të ndryshme të tradhtisë, por ajo që përsëritet gjithnjë e më shpesh është tradhtia bashkëshortore. Tradhtia mes një çifti të lidhur në martesë ose jo, është një fenomen që thuajse të gjithë i tremben. Jo rastësisht kinematografia e ka në fokus, librat gjithashtu dhe në fund muzika i këndon dhimbjes së shkaktuar.
Projektuar në forma të ndryshme, herë tek femrat, e herë tek meshkujt, shumë çifte kanë përfunduar lidhjen e tyre si pasojë e tradhtisë, shumë shpesh fëmijët e kanë përjetuar ndjesinë e të jetuarit vetëm me një prind si pasojë e divorcit të ardhur për shkaqe që lidhen me tradhtinë. Besnikëria martesore një virtyt i përsosur etik apo një kompleks egoist?
E pikërisht për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Mirela Bogdani, Delina Fico, Fatos Lubonja, Arjan Konomi, Blendi Salaj, Jorida Rustemi dhe në lidhje direkte Astrit Osmani./tvklan.al