“Tradita” vazhdon… fshehu 60 mijë Euro dhe kokainë poshtë dyshekut, pranga shqiptarit
Itali- Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi i janë gjetur në banesë 2 kg kokainë dhe 60 mijë Euro. Sipas mediave italiane shqiptari, me inicialet A.V ishte pronar i një picerie në Piediripa.
Ka qenë kallëzimi i bërë në polici nga qytetarët, shkaku që karabinierët kanë nisur të vëzhgojnë shqiptarin. Ai është bërë nervoz në momentin që karabinierët e ndaluan.
Gjatë një kontrolli të bërë në shtëpinë e 33-vjeçarit në Macerata ata kanë gjetur të fshehur poshtë dyshekut kokainën dhe 60 mijë Euro kesh.
Policia ka sekuestruan drogën, paratë, si dhe i ka mbyllur picerinë shqiptarit.
/tvklan.al