Trafik droge nga Shqipëria në Itali, si shmangu makina kontrollin e skanerëve në doganë
Një rast i trafikut ndërkombëtar të drogës është goditur nga policia italiane dhe është arrestuar një shqiptar.
Në parakolpin e automjetit u gjet e fshehur 3.5 kilogramë kanabis sativa, e mbështjellë me material prej plumbi. Hetuesit italianë thonë se materiali i plumbit ishte përdorur për të mos u zbuluar droga gjatë kontrolleve nga skanerët në dogana.
Automjeti sapo kishte zbritur nga një traget të nisur nga Shqipëria dhe shoferi u arrestua në Bari. Identiteti i tij nuk është bërë me dije, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. /
tvklan.al