Trafik i rënduar në hyrje dhe dalje të Shkodrës


Trafik i rënduar në hyrje dhe dalje të Shkodrës

19:52 05/08/2019

Rrugët alternative në gjendje të amortizuar

Në hyrje dhe në dalje të Shkodrës makinat qëndrojnë në radhë me orë të tëra. Kjo për shkak të fluksit qoftë nga dogana e Hanit të Hotit, dhe fluksit në drejtim të Velipojës.

Dalja dhe hyrja në qytetin e Shkodrës behet çdo ditë dhe më e vështirë. Drejtuesit e mjeteve janë të irrituar. Të evitosh fluksin dhe  të dalësh nga Shkodra duhet të gjesh rrugë alternative. Një e tillë është edhe segmenti që lidh lagjen Tepe me atë të Ajasë në Shkodër. Një rrugë e shkatërruar, me gropa të mbushura me ujë, por një mundësi për të mos mbetur me orë të tëra në trafik.

Problemi më i madh është tek Ura e re e Bunës. Kolona e automjeteve nis nga Muriqani. Asaj i shtohen mjetet nga qyteti i Shkodrës në drejtim të Urës së Bahcallekut për të vijuar drejt Velipojës dhe Lezhës.

Pritjet janë ekstreme sidomos gjatë orëve të paradites sidomos drejt Plazhit të Velipojës. Por pamje te tilla janë të përditshme pa dallim nëse është fundjave apo jo.

ABC News






Të ngjashme