Trafik kokaine, tre shqiptarë dënohen me burg në Belgjikë
Tre shqiptarë janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me burgim nga një gjykatë belge për trafik të kokainës.
Gjykata e Tournai i ka dënuar me 4 vite burg në total shqiptarët, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur. Mediat belge shkruajnë se dy prej shqiptarëve janë dënuar me 30 muaj burgim në total, ndërsa i treti me 18 muaj burg.
Sipas prokurorit të çështjes, tre shqiptarët kishin shkuar në qytetin e Tournai vetëm për të shitur drogë. Gjykata urdhëroi gjithashtu që të sekuestrohet edhe një shumë parash prej 16 mijë euro, të cilat janë përfituar prej shqiptarëve nga aktiviteti i tyre kriminal.
Në kohën që u arrestuan, atyre ju sekuestrua 80 gram kokainë në apartamentin ku ata qëndronin. Nga kqyrja e celularëve të tyre, u zbulua se kontaktet e shqiptarëve i përkisnin pikërisht rrjetit të trafikut të drogës.
/tvklan.al