
Trafikantët shqiptarë “braktisin” çantën me drogë
74.3 kilogramë marijuanë është gjetur nga policia greke, në një zonë rurale në Igumenicë. Çanta me 68 pako ishte e fshehur në një rrugë, që sipas policisë greke, përdoret nga trafikantët shqiptarë.
Dyshimet e para janë se trafikantët, mund të kenë pikasur policinë dhe kanë lënë mallin aty, për t’u kthyer sërish më pas për ta marrë. Disa shqiptarë po hetohen nga policia greke, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. /
tvklan.al