Trafikonin kokainë në Milano e Bari, arrestohen 2 shqiptarë
Dy shqiptarë ranë në pranga në Itali, gjatë operacioneve të veçanta anti-drogë në Milano e Bari.
Në Milano u ndalua një 31 vjeçar shqiptar së bashku me partneren e tij rumune.
Në automjetin e tyre u zbuluan 32 kg kokainë e 2.8 kg drogë të llojeve të tjera dhe një shumë prej 31 mijë eurosh.
Sasia e kokainës kishte një vlerë tregu prej rreth 3 milion eurosh.
Ndërsa në portin e Barit, policia ndaloi një tjetër shqiptar, të cilit iu gjetën 6 kg drogë.
Shqiptari me inicialet A. T. me origjinë nga Elbasani kishte mbërritur në Itali përmes portit të Durrësit, ku dyshohet se i ka shpëtuar kontrolleve./ABCNews