Trafikonin organe njerëzore, në pranga 45 mjekë e infermierë


Trafikonin organe njerëzore, në pranga 45 mjekë e infermierë

13:57 07/12/2016

Ministria e Shëndetësisë në Egjipt ka zbuluar një trafik të jashtëligjshëm të organeve njerëzore, ku emigrantët shisnin pjesë të trupit për të shkuar drejt Europës.

45 mjekë, infermierë, ndërmjetës e blerës të organeve janë vënë në pranga pasi akuzohen si pjesë e këtij trafiku të jashtëligjshëm.

Burime të pakonfirmuara ende thonë se trafikantët kishin si target emigrantët afrikanë, të cilët janë të dëshpëruar për para, në mënyrë që të paguajnë udhëtimin e tyre drejt Europës.

Përveç arrestimeve, zyrtarët mësohet se sekuestruan miliona dollarë gjatë operacioni të zhvilluar mbrëmjen e së martës, në atë që Ministri egjiptian i Shëndetësisë e konsideroi si rrjeti më i madh i trafikut që organeve njerëzore zbuluar deri më sot.

Sipas “DailyMail”, hetimet e autoriteteve Egjiptiane u fokusuan në një grup privat spitalesh e qendrash shëndetësore, me dhe pa licencë, ku dhe zhvillohej marrja e organeve./tvklan.al






Të ngjashme