19:33 26/04/2014Shërbimi Informativ Shtetëror nëpërmjet një deklarate të sigluar nga kryetari i këtij institucioni Visho Ajazi Lika, nënvizon se në shkresën me informacion të klasifikuar dërguar ministres së Mbrojtjes, nuk ka prova të vërtetuara për implikimin e infrastrukturës së forcava të armatosura, apo çdo strukture tjetër shtetërore në trafik lëndësh narkotike. Në këtë deklaratë thuhet teksualisht:“Ky informacion jo vetëm nuk përmban asnjë fakt të vërtetuar nga ne, lidhur me trafikimin e drogës përmes infrastrukturës ushtarake, por po shpërdorohet mediatikisht në një formë krejt të papranueshme që cënon drejtpërdrejt punën dhe imazhin e Shërbimit Informativ të Shtetit”.Më tej në këtë deklaratë, theksohet se, “Puna e Shërbimit Informativ Shtetëror është t’u përcjellë autoriteteve të larta, në formë të klasifikuar, informacione jo vetëm mbi çdo fakt të vërtetuar por edhe mbi çdo dyshim të arsyeshëm që gjykohet se mund të vlejë për të ndaluar apo parandaluar fenomene ose ngjarje të rrezikshme për sigurinë e vendit.”SHISH duke i bërë apel medias dhe politikës që të mos spekulojnë me këtë çështje për interesat e ditës, i kërkon njëkohësisht organeve të drejtësisë që të vendosin para ligjit ata që kanë dekonspiruar këtë informacion të klasifikuar.TV KLAN