Trafiku ndërkombëtar i drogës, Europol: Arrestohen 11 grekë dhe 6 shqiptarë


Trafiku ndërkombëtar i drogës, Europol: Arrestohen 11 grekë dhe 6 shqiptarë

16:50 13/05/2016

17 persona kanë rënë në pranga, 11 prej të cilëve grekë dhe 6 shqiptarë, në një operacion të gjerë antidrogë për goditjen e rrjeteve të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Lajmi bëhet i ditur nga Europol që shkruan se, ndalimi i të dyshuarve u realizua falë një operacioni të koordinuar të autoriteteve ndërkombëtare, të udhëhequr nga Greqia dhe të mbështetur nga Belgjika dhe Europol.

Ky rrjet e kishte bazën në Greqi dhe dyshohet se ka arritur të bëjë miliona euro falë transportit të drogës në vende të Europës.

Sipas Europol, sasi të mëdha kanabisi dhe kokaine janë trasportuar nëpërmjet kompanive të trasportit rrugor me bazë në Bullgari dhe Austri.

Gjatë operacionit të koordinuar të autoriteteve greke dhe belge, në banesat e të arrestuarve u gjetën dhe sekuestruan 698 kilogramë kanabis në Greqi dhe 96.5 kilogramë hashash në Belgjikë.

15 prej të dyshuarve u prangosën në Greqi, ndërsa 2 të tjerët në Belgjikë.

Europol bën me dije se hetimet vijojnë dhe se priten arrestime të tjera. /tvklan.al






Të ngjashme