Trafiku rënduar i makinave në Tiranë (24 Gusht 1998)
Trafiku nëpër rrugët e Tiranës vjen nga shtimi i madh i makinave dhe mosrespektimi i semaforëve dhe tabelave si dhe parkimi i gabuar. Problem tjetër është dhe gjendja e rrugëve plot gropa e kanale të cilat shkaktojnë çrregullim të madh në trafikun e Tiranës. Vendet jo të mjaftueshme për parkim i detyron shoferët të parkojnë ose në rrugë ose në trotuare.
Gjithashtu probleme vërehen dhe në autostradën Tiranë-Durrës. Në kryqëzimin e madh në hyrje të autostradës dhe rrugës për në veri nuk gjendet asnjë tabelë apo semafor. Në mes të këtij kryqëzimi, një shtetas zhvillon aktivitet tregtar duke penguar qarkullimin normal të makinave. Mungesa e mbikalimeve bën që njerëzit të kalojnë mes për mes autostradës gjë që rrezikon dhe jetët e tyre./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj