Trafikuan 29-vjeçaren drejt Italisë, arrestohen 2 persona
Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Beratit për shfrytëzim prostitucioni. Ata janë Flamur Dodoveci, 62 vjeç dhe Emanuel Myrtaj, 40 vjeç, të dy banues në këtë qytet.
Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, dy të arrestuarit kanë trafikuar drejt Italisë një vajzë 29-vjeçare. Ata mësohet se e mashtruan të renë nëpërmjet fejesës, por më pas e rekrutuan dhe trafikuan në Itali me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.
Në shtetin fqinj, 29-vjeçarja shfrytëzohej për prostitucion nga një tjetër person, e identifikuar nga policia me iniciale D.D. Kjo e fundit u arrestua disa muaj më parë në Itali, falë bashkëpunimit me policive të dy vendeve.
/tvklan.al