Tragjedi në avion, vdes i riu shqiptar
Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë në avion pak minuta përpara se aeroplani të nisej nga Aeroporti i Shkupit në drejtim të Baselit, raportojnë mediat maqedonase.
Deri më tani nuk bëhet ende i ditur identiteti i shqiptarit nga Tetova.
Pasagjerët kanë filmuar disa momente nga ngjarja e rëndë.
Gjithashtu është ende e paqartë arsyeja e vdekjes së të riut dhe do të jetë ekspertiza mjeko ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun.
/tvklan.al